Aktualitet

Furtunë në Policinë e Shtetit, Hita emëron Oliger Torbën zv/drejtor në Tiranë, lëvizje tek Antiterrori dhe Operacionalja

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë disa ndryshime në kupolën drejtuese.

Hitaj ka emëruar Alban Dautaj si drejtor të Operacionales. Më herët, Dautaj mbante postin e drejtorit të Antiterrorit. Në krye të Antiterrorit tanimë është emëruar Edmond Sulaj, ish-drejtori i policisë së Shkodrës

Me firmën e kreut të Policisë së Shtetit janë ndryshuar nëndrejtorët e drejtorive vendore.

Besmir Dervishi është larguar nga Tirana si zëvendësdrejtor dhe është emëruar Shef i Krimeve në volum në Kukës. Në vend të tij është vendosur Oliger Torba, i cili deri tani ka qenë zëvendësdrejtor në Fier.

Ndryshime janë bërë dhe në qarqe të tjera të vendit në rangun e nëndrejtorëve si në Shkodër, Lezhë, Fier etj.

Gjithashtu është larguar dhe shefi i komisariatit nr.2 në Tiranë Ermal Kënaçi i cili është transferuar në Kukës.

Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.