Erion Veliaj ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat në Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Burimet bëjnë me dije se pas përfundimit të ndërhyrjes, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit.
Sipas informacioneve mediatike, bëhet me dije se Veliaj ka mbërritur për ndërhyrjen ditën e mërkurë dhe ka qëndruar 3 netë.
Ndërkohë këtë të shtunë, pas përfundimit të procedurave spitalore, Veliaj është rikthyer në qelinë e burgut të Durrësit, ku po qëndron prej më shumë se një viti.

