Aktualitet

2 mld lekë blerje fantazmë. Si u kthye KLGJ në drejtimin e Naureda Llagamit në çerdhe abuzimi,hije dyshimi për fatura fiktive me fondet publike

Hetim indicieve të forta për mospërputhje ndërmjet pagesave publike, dokumentacionit administrativ dhe ekzistencës reale të aktiveve të deklaruara pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Eksperti thotë se sipas dokumentacionit të administruar paraprakisht këto procedura të dyshimta financiare janë kryer gjatë kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Naureda Llagami dhe Sekretar i Përgjithshëm Rudi Baqli, dhe drejtues i Departamentit Ekonomik të KLGJ-së, Xhevdet Haxhia.

Artur Mamadhaj, ekspert i Auditimit të Financave Publike dhe Kontrollit Institucional ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me funksionimit financiar dhe administrative të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas tij egzistojnë indicie të forta për mospërputhje ndërmjet pagesave të realizuara nga fondet publike dhe dokumentacionit . Këto lidhen me praktika të papërshtatshme në menaxhimin e burimeve financiare publike. Eksperti thotë se sipas dokumentacionit të administruar paraprakisht këto procedura të dyshimta financiare janë kryer gjatë kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Naureda Llagami dhe Sekretar i Përgjithshëm Rudi Baqli, dhe drejtues i Departamentit Ekonomik të KLGJ-së, Xhevdet Haxhia. Ky konstatim është kërkesë për verifikim të plotë, të pavarur dhe transparent institucional, shprehet ndër të tjera Mamadhaj.

Nëse këto indicie konfirmohen nga organet kompetente, atëherë bëhet fjalë për një problem shumë të rëndë institucional që cënon besimin publik te drejtësia, shteti ligjor dhe integriteti i administrimit financiar publik.

Kërkesë për verifikim të menjëhershëm financiar dhe administrativ

Drejtuar:

– Ministrisë së Financave

– Inspektoratit të Lartë të Financave Publike

– Strukturave përgjegjëse të auditimit dhe kontrollit financiar publik

– Organit kompetent të ndjekjes penale dhe verifikimit ekonomik

Lënda:

Kërkesë urgjente për inspektim financiar publik, verifikim fizik të aktiveve dhe auditim institucional mbi dyshime serioze për parregullsi financiare dhe administrative në KLGJ.

Në cilësinë e ekspertit të auditimit të financave publike dhe kontrollit institucional, paraqes këtë kërkesë për ndërhyrje të menjëhershme institucionale lidhur me indicie serioze të mospërputhjes ndërmjet pagesave publike, dokumentacionit administrativ dhe ekzistencës reale të aktiveve të deklaruara pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
klgj

Referuar dokumentacionit paraprak:

– Urdhër pagesë nr. 3355, datë 18.01.2024;

– Vlerë financiare rreth 167,868,000 lekë;

– Objekt pagese: “Shpenzime për rritje aktive për KLGJ”;

– Proceseverbale dhe dokumentacion shoqërues të datave:

– 24.08.2023;

– 03.11.2023;

– 30.11.2023;

– 27.12.2023.

 

Nga analiza paraprake financiare dhe administrative rezultojnë dyshime serioze se:

– aktivet e pretenduara mund të mos jenë marrë fizikisht në administrim;

– dokumentacioni i marrjes në dorëzim mund të mos pasqyrojë realitetin faktik;

– pagesa publike mund të jetë kryer pa ekzistencë reale dhe të verifikueshme të aktiveve;

– mund të ekzistojnë shkelje të disiplinës financiare, kontrollit të brendshëm dhe administrimit të aktiveve publike;

– mund të jenë cënuar parimet e ligjshmërisë, ekonomicitetit, eficiencës dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.

Sipas dokumentacionit të administruar paraprakisht, procedurat financiare janë zhvilluar gjatë periudhës kur funksionet drejtuese mbaheshin nga:

– Naureda Llagami, ish-kryetare;

– Rudi Baqli, Sekretar i Përgjithshëm;

– Xhevdet Haxhia, drejtues i Departamentit Ekonomik të KLGJ-së.

Ky konstatim nuk përbën shpallje faji për asnjë individ, por kërkesë për verifikim të plotë, të pavarur dhe transparent institucional.

Për këtë arsye kërkohet:

  1. Kryerja e një inspektimi financiar publik të menjëhershëm;
  2. Verifikimi fizik dhe faktik i aktiveve të deklaruara;
  3. Auditimi i plotë i procedurës së pagesës, marrjes në dorëzim dhe regjistrimit të aktiveve;
  4. Verifikimi i regjistrave të inventarit dhe pasqyrave financiare;
  5. Verifikimi i procedurave të kontrollit të brendshëm financiar;
  6. Evidentimi i përgjegjësive administrative, financiare dhe institucionale;
  7. Administrimi dhe ruajtja e dokumentacionit për të shmangur manipulime të mundshme;
  8. Informimi publik mbi rezultatet e verifikimit, në funksion të transparencës dhe interesit publik.

Referenca ligjore

Kjo kërkesë mbështetet në:

– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

– Ligjin nr. 9936/2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Ligjin nr. 10296/2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;

– Ligjin nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”;

– Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;

– Ligjin nr. 9131/2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”;

– Ligjin nr. 25/2019 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;

– Standardet ISSAI të INTOSAI mbi auditimin publik;

– Parimet COSO mbi kontrollin e brendshëm;

– Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht dispozitat mbi:

– shpërdorimin e detyrës;

– falsifikimin e dokumenteve;

– fshehjen ose dëmtimin e pasurisë publike;

– dhe veprat penale që lidhen me administrimin e fondeve publike.

Nëse këto indicie konfirmohen nga organet kompetente, atëherë bëhet fjalë për një problem shumë të rëndë institucional që cënon besimin publik te drejtësia, shteti ligjor dhe integriteti i administrimit financiar publik.

Mbaj përgjegjësi ligjore dhe penale përsa kam raportuar dhe kërkoj që institucionet kompetente të kryejnë verifikim të menjëhershëm, profesional dhe të paanshëm mbi këtë çështje me interes të lartë publik.