‘Rikthehet’ dimri në pranverë/ Zbardhen zonat malore të Kukësit, nuk shkaktohen probleme në qarkullim
Fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe janë zbardhur pasditen e sotme nga reshjet e borës.
Pas reshjeve të shiut dhe një rënieje të ndjeshme të temperaturave, bora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra.
Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e banorëve.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme.

