Aktualitet

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re – Firma ndërtuese ka bilance me humbje, shitje aksionesh minimale pas marrjes së lejes!

Një “shkëmb” i lartë 30 kate do të ndërtohet në Unazën e Re, në një nga zonat që është zhvilluar në mënyrë kaotike për vite me radhë, ku pas lejeve të hershme të ish-komunës Kashar, më vonë të Bashkisë së Tiranës, tashmë i ka ardhur radha edhe Këshillit Kombëtar të Territorit për të betonuar atë pak hapësirë që ka ngelur.

Dokumentet që janë hulumtuar  tregojnë se, KKTU-ja ka zbardhur javët e fundit lejen e radhës, të emërtuar “Great Ring Rock”, teksa mbetet tepër e dyshimtë fakti se firmat ndërtuese, tashmë me një pronar të vetëm, kanë deklaruar të ardhura minimale.

Duket se, deklaratat e krerëve të qeverisë, se do të kontrollojnë firmat që ndërtojnë, për të parë kapitalin apo xhiron, kanë qenë vetëm në letër, teksa në realitet është gjithçka ndryshe, duke filluar edhe nga institucioni në varësi direkte të Këshillit të Ministrave. Emrat që bëjnë këto deklarata, apo firmosin rregullore apo udhëzime, janë të njëjtët që vënë firmën dhe vulën në lejet e radhës, siç është edhe rasti që ka verifikuar dhe hulumtuar redaksia jonë.

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

Faksimile: Leja e ndërtimit për objektin “Great ring Rock”, në godinë banimi dhe shërbimi 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë

Leja në fjalë, sipas dokumenteve që jane siguruar, është miratuar një vit më parë, ndërkohë që është zbardhur vetëm ditët e fundit, teksa shkruan se “shkëmbi” do të jetë i lartë 30 kate mbi tokë dhe do të ketë dhe 4 katë nëntokë. Kulla do të ndërtohet në rrugën “Teodor Keko”, me sibjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” dhe “Loraldo”.

“Zona ndodhet përgjatë Unazës së Madhe të Tiranës, e cila lidh rrugët kombëtare të vendit me qendrën e kryeqytetit. Për pasojë, ajo bëhet pjesë e përvojës së mbërritjes në Tiranë dhe një pikë hyrëse e saj. Pozicionimi ngjitur me lumin Lana, i cili është parashikuar të rikualifikohet, e përfshin këtë zonë në ambicien e qytetit për të krijuar infrastrukturë dhe hapësira publike të sigurta, të gjelbra dhe të aksesueshme”, thuhet në këto dokumente.

Në zonë ka komplekse banimi mbi 5 kate, gjithashtu edhe banesa nga 2 e 3 kate, duke krijuar një pamje jo uniformë. “Aktualisht, sheshi për interes zhvillimi, përdoret për parkim të automjeteve. Terreni është i sheshtë, pra nuk ka disnivel kuotash” vijon dokumenti.

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

Faksimile: Dokumentet e lejes së ndërtimit parashikojnë se kulla do të ketë pamjen e një shkëmbi 30 kate

Të njëjta dokumente përcaktojnë se katet e sipërme do të jenë për banim, teksa katet e poshtme për njësi shërbimi. “Mbi nivelin komercial, kulla përmban kryesisht program rezidencial, me mundësi për një ‘clubhouse’ të banorëve në nivelet e sipërme”, vijon dokumenti.

Më tej përcakton se, përtej formës së saj karakteristike si “shkëmb”, godina ofron një përvojë të përmirësuar dhe komode për banorët, duke u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm për lagjen falë aktivitetit të saj komercial. “Me formën e tij ‘shkëmbore’ dhe teksturën e ashpër me gjelbërim të integruar, i referohet maleve dhe natyrës përreth qytetit, duke harmonizuar natyrën, funksionin dhe estetikën”, vijon dokumenti.

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

Faksimile: Shitja e aksioneve të firmës që mori lejen për kullë 30 kate për vetëm 50 mijë lekë

Ndërkohë, jane hulumtuar edhe dokumente të tjera, për një nga firmat zhvilluese, përkatësisht “ALBUS INVEST”. Në muajin dhjetor të vitit 2025, disa muaj pasi leja kishte kaluar në KKTU dhe ishte miratuar, një nga aksionerë, Beqir Rraja, që kishte plot 50 % të aksioneve, i shiti për vetëm 50 mijë lekë. Këto aksione ia shiti aksionerit tjetër Armando Pajtoni.

Transaksioni ka ngjallur dyshime të mëdha se, për një pronë që vlen dhjetëra miliona euro, do qarkullojë një shumë të konsiderueshme, shitet për një vlerë qesharake. Synohet vetëm që të paraqesë dokumente për lejen, vendin apo firmën që do ta ndërtojë, ndërkohë janë institucionet e tjera ligjzbatuese që mund të verifikojnë çdo dyshim tjetër.

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

“Shkëmb” 30 kate në Unazën e Re - Firma

Faksimile: Bilancet e kompanive ndërtuese “Loraldo” dhe “Albus Invest” të deklaruara në QKB

Jane hulumtuar edhe dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, për dy nga firmat ndërtuese, tashmë nën pronësinë e Armando Pajtonit. Të dy firmat kanë deklaruar humbje në bilancet e tyre vitet e fundit, ndërkohë që mbetet e paqartë se çfarë kapitali kanë.

Redaksia jonë i referohet dokumenteve zyrtare në këtë institucion, ato të deklaruara, teksa dyshimet janë se pas këtyre firmave apo pronarëve, mund të fshihen të tjerë persona. Si ka mundësi që dy firma, ku pronari i tyre i blen aksionet një tjetri për 50 mijë lekë, që dalin me humbje, të arrijnë të ndërtojnë një “shkëmb” të lartë plot 30 kate?/Vox news.