“Opozita në tryezë, por pa energji”, Shehi pranon dështimin e protestave: Berisha ka pranuar kërkesën për..
Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, kur u futën në garë jashtë koalicionit të PD-së, LZHK tashmë ka nisur bisedimet për t’u bërë pjesë e aleancës.
Dashamir Shehi shprehet se janë bërë pjesë e tryezave të përbashkëta, ku kanë paraqitur edhe propozimet e tyre.
Sali Berisha ka pranuar kërkesën për kalimin në një sistem zgjedhor proporcional, sipas kërkesës së aleatëve, por Shehi ka edhe një shtesë në këtë skemë.
Një koment ai e pati edhe për protestat e vazhdueshme të opozitës, të cilat, sipas tij, tashmë janë shteruese dhe pa rezultat konkret.
Do të jetë tryeza e radhës e opozitës që do të dalë me një projekt konkret, të cilin PD-ja do ta çojë më pas në Komisionin e Reformës Zgjedhore për ndryshimin e Kodit Elektoral.

