Aktualitet

“Kemi dyshime se gjyqtari mund të jetë nën presion”/ Avokati i kryebashkiakut Veliaj, Ndreca deklaratë për mediat: Po preket sistemi i së drejtës në Shqipëri

Avokatiu i Erion Veliajt, Parent Ndreca, ka dalë publikisht me një deklaratë për mediat sa i përket çështjes së kryevbashkiakut të Tiranës

Në deklaratën e tij, ai shprehet se ekipi i Veliajt ka dyshime se gjyqtari i çështjes mund të jetë nën presion të vazhdueshëm.

“Veliaj ka kërkuar ndërprerjen e statusit të Ols Dados si prokuror. KLP nuk është mbledhur asnjëherë për këtë çështje, është shkelje. Për këtë arsye, shqetësimi i ynë sot është shumë i madh. Krijohet dyshimi se gjyqtari i çështjes mund të ndodhet në presion të vazhdueshëm. Kjo nuk është një çështje mes Veliajt, bashkisë në Tiranë dhe Ols Dados. Kjo është një çështje që prek sistemin e së drejtës në shtetin shqiptar. Kemi të bëjmë me një problem serioz të vetëfunksionimit të sistemit të së drejtës. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë çdo qytetar të Tiranës, çdo profesionist të së drejtës…

Kushdo që mendon se kjo betejë do ndalet këtu, gabon. Në një shtet të së drejtës, ku të gjithë duhet të përballen njësoj me ligjin, askush nuk mund të jetë mbi ligjin vetëm se është pjesë e sistemit të drejtësisë”, tha ndër të tjera Ndreca.