Aktualitet

Evelina Qirjako, ish-gjyqtarja milionere e Gjykatës së Lartë, që ka zaptuar objektin e pronarit të tokës në “Kullën Alban Tower” në qendër të Tiranës

Pra në Nenin 2, pika 3 të kontratës për përcaktimin e ambienteve  është përcaktuar se pronari  Kostandin Basho do përfitojë një sipërfaqe të caktuar, dhe në mes të tyre edhe  katin L6. Por pikërisht këtë kat sot e ka zaptuar Av.Evelina Qirjako , e cila nuk mund të thotë se nuk e di, pasi e ka kontratën dhe ka shkëmbyer emaile me avokatët e pronarit të trualit…

Një ditë më parë Gazeta Telegraf ka publikuar shqetësimin e pronarit të truallit Kostandin Basho mbi të cilën është ngritur  kulla në qendër të  Tiranës, e cila etiketohet në zhargonin e përditshëm me emrin “Kulla Alban Tower”, dhe që ndodhet  ngjitur me Gjykatën e Lartë, ku para disa vitesh ka punuar si gjyqtare edhe Evelina Qirjako. Por qytetarët do të thonë se çfarë lidhje ka “Kulla” e Alban Xhaferrit, i cili është njëkohësisht pronar i shoqërisë ndërtuese “Al&GI” Shpk me ish gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako ?! Po ka një lidhje. Ajo ka të bëjë me faktin se Evelina Qirjako dikur gjyqtare në Gjykatën e Lartë, është  vetë-larguar nga detyra sapo fillojë vettingu, pasi ndoshta kishte frikën e hetimit të pronave të saj të pajustifikuara dhe të rrëmbyera. Ndërsa sot Evelina është në detyrën  e avokates, pikërisht për llogari të Alban Xhaferrit. Ccuditërisht faktet e tanishme tregojnë se në kohën kur Evelina ishte gjyqtare në Gjykatën e Lartë, na paska porositur  zyra në  shoqërinë ndërtuese  “Al&GI” Shpk me pronar Alban Xhaferri. Këtë gjë Evelina e ka deklaruar edhe në Deklaratën e saj të Pasurisë, që nga vitet 2013 e më pas, pa e ditur se në vitin 2017 do niste vettingu i pasurisë së saj.

Ja 2 deklarata të Evelina Qirjakos , gjatë kohës që ishte anëtare e Gjykatës së Lartë:

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2013: Detyrime të paguara në vlerën -89 250 euro sipas kontratës së sipërmarrjes më shoqërinë AI&GI shpk.

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2015: 1) Detyrim gjendje ne datën 31 dhjetor 2015, ndaj shoqërisë AI&GI shpk sipas një kontrate sipërmarrje në vlerën 15 750 euro. Detyrimi nuk është shlyer pasi firma ka ndërprerë punimet.

2) Detyrim gjendje në datën 31 dhjetor 2015 ndaj shoqërisë AI&GI shpk, vlera 6 750 Euro.
3) Likuiduar gjatë vitit 2015 shuma 27 000 euro në shkurt dhe 20 000 euro në prill, sipas një kontrate sipërmarrje me shoqërinë 
Mane-TCI shpk.

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2016: Shpenzuar 58 704 euro si likuidim gjatë vitit 2016 përmes tre mandat pagesave kundrejt shoqërisë së ndërtimit palë në kontratë sipërmarrje. Ky detyrim rrjedh nga Kontrata e Sipërmarrjes me shoqërinë e ndërtimit nënshkruar në vitin 2012 dhe nga aneks shtesë kontrata e hartuar gjatë vitit 2016. Detyrimi i kësaj kontrate dhe aneksit shtesë, në datën 31 dhjetor 2016 është 99 414 euro…?!?!

Av. Evelina Qirjako ka  humbur edhe disa seanca gjyqësore, pasi tentojë ta konsideronte largimin prej frikës së vettingut  për pasurinë, si pritje për një emërim në një post dinjitoz të gjyqësorit. Por më këto seanca dhe këto pasuri do merremi sërish. Por më skandalozja është se Av. Evelina si një “shushunjë” e vërtetë, nuk ka të ngopur duke u pasuruar, aq sa ka grabitur edhe pronën e pronarit të tokës Kostadin Basho. Është Evelina që ka përpiluar kontratën si avokate nga njëra anë për marrëdhëniet kontraktore sipërmarrëse midis  shoqëria ndërtuese  “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri dhe Kostandin Basho pronari i truallit, dhe po kjo Evelina , tashmë ka grabitur pasurinë  e pronarit Basho, duke u instaluar në katin e 6 të Kullës. Ka edhe pagesa të tjera tek kompani të tjera ,por ne sot po analizojmë pikërisht shoqërinë AL&GI të Alban Xhaferrit, pasi në këtë kullë, Evelina që është njëkohësisht edhe avokate e shoqërisë së Abanit, ka marrë objekt për zyrat e saj.

Ja çfarë thotë Neni 2 i Kontratës Sipërmarrëse për përcaktimin e pjesëve takuese në objekt, ndërmjet Shoqërisë “Al&GI” shpk me përfaqsues ligjor  Alban Xhaferri me NIPT J8202004P si “sipërmarrës” dhe Kostandin  Basho banues në Rr.D.Hima si “porositësi”:

2.1   Përcaktimi i ambienteve dhe Palët bien dakort që në objektin që po ndërtohet nga sipërmarrësi mbi truallin e porositësit ky i fundit në këmbim të truallit do të përfitoj :

1) 23% të Garazheve (posteve të parkimit të cilat do të jenë të shpërndara në të giitha katet ku do të ketë vend parkime sipas planimetrive bashkangjitur me dakordësi midis palëve.

2) 23 % të ambienteve tregetare tregëtare të ndara këto në cdo kat, duke zbritur sipërfaqet që kanë rënë dakortë për kovertim të shprehur në pikën 7 tek kushtete paraprake.  Palët bien dakord se pozicioni 23% i ambjenteve tregtare do të përcaktohen me konturimin përfundimtar të tyre me dakordësi midis palëve.

3) 23 % të sipërfaqeve të tjera ndërtimore të cilat do të jetë apartament /zyra duke zbritur këtu në fund ato sipërfaqe që palët kanë rënë dakortë për kovertim tek kushtete paraprake . Palët bien dakortë që sipërfaqja për apartamente/ zyra që i takon porositësit është 2493 m 2 dhe kjo sipërfaqe do të merret prej tij në katet L5,L6,L9,L10.

Pra në Nenin 2, pika 3 të kontratës për përcaktimin e ambienteve  është përcaktuar se pronari  Kostandin Basho do përfitojë një sipërfaqe të caktuar, dhe në mes të tyre edhe  katin L6. Por pikërisht këtë kat sot e ka zaptuar Av.Evelina Qirjako , e cila nuk mund të thotë se nuk e di, pasi e ka kontratën dhe ka shkëmbyer emaile me avokatët e pronarit të trualit , të cilat ne i disponojmë dhe do i ripublikojmë në numrat në vijim, bashkë me dokumentat dhe pagesat e saj tek  shoqëria AL&GI me pronar Alban Xhaferri, pasi kanë lënë gjurmë. Madje këto dokumenta pronari dhe avokatët e tij i kanë dërguar edhe në disa ambasada perëndimore dhe ato të vendeve të  tjera ,të cilat janë vendosura në këtë kullë ,edhe pse objekti është i pakolauduar, i pa mbaruar dhe në disa procese gjyqësore. Kjo do të mjaftonte që SPAK të nis hetimet për kohën kur ajo ka qenë gjyqtare, por edhe për sigurinë e ambasadave të cilat janë të vendeve me një rëndësi tepër tepër të veçantë.