Banorët denoncojnë rojën e kompleksit pranë Air Albania: Rrugën e ka kthyer në parking privat, na kërcënon kundrejt pagesës
Banorë të pallatit “Ambassador 3”, Tiranë kanë denoncuar rojën e kompleksit “Vertical Forest”, pasi ky i fundit ushtron parkim të paligjshëm në zonën pranë Air Albania Stadium dhe kompleksit “Vertical Forest Tirana”.
Sipas denoncimit nga banori për Piranjat news, roja ka zaptuar hapësira publike në rrugë dhe i përdor ato si parking me pagesë. Denoncuesi thekson se pagesat nisin nga 200 lekë dhe, në raste refuzimi, roja ushtron presion psikologjik se do t’ia dëmtojë automjetet, duke ia gërvishtur.
Kjo situatë ka krijuar shqetësimin për sigurinë e zonës./piranjat news


