Aktualitet

Kryemadhi, akuzë të fortë Dumanit: Është kapur në përgjime me Ulsi Manjën duke diskutuar për arrestimin e Metës

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për dosjen CEZ-DIA, ndërsa ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Sipas saj, Dumani është kapur në përgjim me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që ta bëjë kryeprokuror të SPAK se “do të fusë në burg Ilir Metën”

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: Fuqia e prokurorisë në opinionin publik është në momentin kur vendos të japë pjesë nga dosja, është përparësi derisa fillon procesi gjyqësor pasi ashtu ndërton rrëfimin e vet. Kjo fuqi zhduket kur fillon gjykimi, aty pastaj jeni barabartë. Tani po shoh, që prokuroria apo gazetarët, ka dalë kjo 200 mijë euro. Meqenëse kjo pjesë e dosjes është asgjësuar, nuk e di pse ka dalë në publik dhe pse është e tillë. Nëse është e asgjësuar, ka elementë politikë. Dua të ma sqaroni si është e mundur që kur të gjithë gjërat janë kopsitur nga prokuroria, ende janë në pafuqinë e spekulimit. Është e patolerueshme, pasi e kanë patur kohën e mjaftueshme ta shkatërrojnë imazhin e Metës. Pse ka dalë kjo, dua të ma sqaroni.

Monika Kryemadhi: Kjo nuk është provë, nuk ekziston si provë. Në akuzë 240 faqe, 210 faqe janë me perceptim, më the, të thashë, mendojmë, u tha, më tha, do të vij, a ke, ku je, do më blesh një palë vëthë, muhabete grash. Në 240 faqe, 200 faqe flitet për Monikën, marrëdhënia ime me kushëririn tim, deputetët, fëmijët, e me radhë. Është telefoni im për vitin 2014 dhe kanë marrë mesazhe.

Aty është bërë çështje që ky zotëria të futet në burg.

Kur ishim në seancë paraprake, kur zoti Meta filloi të shpjegojë procesin e CEZ-DIA, sepse shqiptarët nuk e dinë se si kompania e Ismailajt ka patur 71 kompani.

Në këtë histori, që unë ta kisha ditur që Ismailajn e kanë futur në burg, se donin të mbyllnin historitë e CEZ-DIA është histori tjetër.

Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ngelën të shokuar kur Meta fliste për CEZ-DIA, pasi e ka bërë Altin Dumani. Pse e ka marrë përsipër? Ka çuar haber nëpërmjet Ulsi Manjës, ka kërkuar, është edhe fotografia dhe përgjimi, prandaj nuk u bë Dumani kryeprokuror, sepse ka qenë i përzgjedhur i Berishës për te Krimet e Rënda, ky i tha Ramës, më bëj kryeprokuror se do të fus në burg Ilir Metën. E ke të regjistruar, e ka Operacionalja me shërbimet e huaja. Me këtë arsye nuk e zgjodhën kryeprokuror.

Pra ngelën, nuk erdhën prokurorët, i thanë Dumanit shko mbroje vetë CEZ-DIA. Duke qenë se i zhbëhet çështja, kanë marrë këtë mesazh, në akuzën e parë nuk është mesazhi.

Kjo gjë që pretendojnë këta nuk ekziston as si provë dhe as si veprim.