Aktualitet

Skandal! KLSH “zhduk” raportin për ish-drejtuesit e KPK-së që vetuan gjyqtarët e prokurorët

Kanë kaluar gati dy vite nga kontrolli që Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi në zyrat e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por edhe sot raporti përfundimtar mbahet i fshehur.

Kanë kaluar gati dy vite nga kontrolli që Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi në zyrat e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por edhe sot raporti përfundimtar mbahet i fshehur.

NOA

Bëhet fjalë për institucionin që vetoi gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, ndërsa tani vetë dyshohet për abuzime të mëdha me fondet publike.Burime për “Ma Shqip” thonë se gjatë kontrollit janë gjetur shkelje të rënda dhe abuzime me miliona dollarë nga ish-drejtuesit e KPK-së, Genta Bungo.

 Institucioni që vetoi gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, ndërsa tani vetë dyshohet për abuzime të mëdha me fondet publike. gjatë kontrollit flitet se janë gjetur shkelje të rënda dhe abuzime me miliona dollarë nga ish-drejtuesit e KPK-së, Genta Bungo.Bëhet fjalë për shpenzime me dieta, udhëtime, ushqime, hotele dhe seminare të zhvilluara në resorte luksoze nëpër rrethe, ndërkohë që qytetarëve u kërkohej “drejtësi e pastër”.

Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për shpenzime me dieta, udhëtime, ushqime, hotele dhe seminare të zhvilluara në resorte luksoze nëpër rrethe, ndërkohë që qytetarëve u kërkohej “drejtësi e pastër”.

Por skandali më i madh është se raporti nuk është bërë publik dhe nuk është dërguar as në prokurori.Burime pranë KLSH-së thonë se raporti është “futur në sirtar” me urdhër të kreut të KLSH-së, Arben Shehu, ndërsa është mbajtur i bllokuar nga shefja e kontrollit Joana Troqi.

Ironikisht, Troqi është shefja e kontrollit në KLSH, ndërsa babai i saj, Tonin Troqi, është proceduar më herët për kultivim kanabisi në zonën e Vlorës.

Ndërkohë, mungesa e këtij raporti ka sjellë edhe pasoja politike. Pa u bërë publik auditimi dhe pa u hetuar gjetjet, Kuvendi zgjodhi në krye të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ish-drejtuesen e KPK-së, Genta Bungo.Paradoksi bëhet edhe më i madh pasi Bungo është akuzuar dhe kritikuar më parë për deklarata fyese dhe bullizuese, ndërsa tani do të drejtojë institucionin që duhet të mbrojë qytetarët nga diskriminimi.

Në fund, pyetja mbetet e njëjtë: si ka mundësi që institucioni që kontrollonte pasuritë dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve, sot vetë të ketë një raport të fshehur për abuzime financiare dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?/Ma Shqip/Dosja/