Aktualitet

Digjen 3 automjete të Postës Shqiptare në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se është djegie e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së dielës, ndërsa janë duke u verifikuar kamerat e sigurisë.