Aktualitet

Masakra e Lushnjes/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij për “Masakrën e Lushnjës”.

Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Haxhiut për prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Laert Haxhiu është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën edhe Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu.

Të dënuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.