Grabitja me armë e argjendarisë në Kamëz, gjykata lë në burg një nga autorët!
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg me afat 60 ditë për Elez Hysën, i dyshuar si pjesmarrës në grabitjen e një argjendarie në Kamëz.
Në grabitje morën pjesë dy persona që udhëtonin me motorr dhe ishin të pajisur me armë zjarri.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet të mblidhen prova të tjera për të sqaruar plotësisht rolin e të dyshuarit në ngjarje.
Sakaq, personi i dytë është në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësim i ligjshëm i ndalimit dhe caktimin e masës s? sigurimit “Arrest në burg” me afat 60 ditor, ndaj personit nën hetim E.H.,: Pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët, Gjykata, në përfundim gjykimit, në bazë dhe në zbatim të neneve Nenet 253, 228, 229, 238, 258, 259 të Kodit të Procedurës Penale:
V E N D O S I
1. Vieftësimin e ligishëm i ndalimit ndaj personit nën hetim E.H., të datës 20.05.2026, ora 02:30.
2. Caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim E.H., “Arrest në burg”, me afat 60 ditor bazuar në nenet 238, 245/1 gërma “d” të K.Pr.Penale.
3. Ngarkohet policia giyqësore të zbatojë këtë vendim.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

