Bota

Donald Trump viziton New York-un: “New York mirëpret Presidentin Donald J. Trump”

Beqir SINA – New York

Në një ngjarje të bujshme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, vizitoi të enjten (22 maj 2026) Rockland County në shtetin e New York-ut, duke u kthyer në tokën e tij të lindjes mes entuziazmit të madh të qytetarëve.
Me një baner të madh blu ku shkruante “NEW YORK WELCOMES PRESIDENT DONALD J. TRUMP”, Presidenti Trump mbajti një fjalim të fuqishëm në Eugene Levy Fieldhouse të Rockland Community College në Suffern.
I shoqëruar nga udhëheqës republikan të kësaj kontene përfshirë kongresmenin republikan Mike Lawler, Trump foli kryesisht për ekonomi, taksa, siguri kufitare dhe forcimin e klasës së mesme amerikane.
Kjo ishte vizita e parë e një presidenti në fuqi në këtë zonë që nga Gerald Ford në vitin 1976, çka e bën ngjarjen historike për banorët e Rockland County dhe periferitë veriore të New York-ut.
Në imazhe të dërguara në rrjetet sociale (Fb, Instagram, X, Threend) nga ngjarja, ajo shihet si e rëndësishme Presidenti Trump në një skenë kaq të madhe republikane në zgjedhjet afatmesme , mbështetja e tij Mike Lower.
Presidenti Trump qendrojë përballë një turme të madhe entuziaste brohoriste USA-USA, dhe që mbante telefonat lart për ta regjistruar fjalimin e tij.
 “New York është shtëpia ime”, tha Trump gjatë fjalimit, duke theksuar lidhjen e tij personale me shtetin. Ai foli për uljen e taksave, investimet në infrastrukturë dhe luftën kundër emigracionit ilegal, tema që rezonuan fort me pjesëmarrësit.
Vizita e presidentit vjen në një moment kyç politik, pasi republikanët po përpiqen të ruajnë distrikte konkurruese si ai i Mike Lawler-it para zgjedhjeve të mesmandatit.
Rockland County, me banorë të shumtë nga komunitete të ndryshme përfshirë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh u bë qendër vëmendjeje për mbështetjen e komunitetut shqiptar për mikun e tyre kongresistin Mike Lower.
Shumë analistë e shohin këtë vizitë si një sinjal forcë nga Trump në një shtet tradicionale demokrat, por ku ai ka mbështetje të konsiderueshme mes votuesve konservatorë dhe punëtorëve.
Fjalimi u fokusua te “America First” – prioriteti për amerikanët, punët, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik.
Për komunitetin shqiptaro-amerikan në New York, New Jersey dhe zonat përreth, vizita e Presidentit Trump sjell kujtime të lidhjeve të forta që shumë shqiptarë kanë me Partinë Republikane dhe figurën e tij.
Shumë prej tyre e shohin Trump-in si një lider që mbështet fuqinë amerikane dhe lufton burokracinë, çka ndikon drejtpërdrejt në jetën e diasporës.
Ngjarja u shoqërua me masa të rrepta sigurie, trafik të bllokuar dhe protesta të vogla, siç ndodh zakonisht në tubimet e tij. Megjithatë, entuziazmi i turmës ishte dominues, duke dëshmuar se Presidenti Trump mbetet një figurë polarizuese por me ndikim të madh te amerikanët.
Kjo vizitë në New York përforcon mesazhin se edhe në qytetin më multikulturor të Amerikës, zëri i konservatorizmit dhe patriotizmit amerikan vazhdon të jetë i fuqishëm.