Shkarkohet nga detyra kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda
Drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi janë shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Në vend të Prodës mësohet se është komanduar Sokol Bizhga, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Alushin në krye të Policisë së Tiranës.
Ilir Proda e mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 3 tetor 2024.
