Xhaferri: Mbështes protestën e qytetarëve për ngjarjen e rëndë të dhunës në Zvërnec!
Nga Besart Xhaferri/
Inkurajoj çdo faktor shoqëror, çdo qytetar të lirë dhe çdo zë publik të ngrihet përballë padrejtësisë dhe dhunës.
Ky vend nuk mund të dorëzohet përpara banditizmit dhe frikës.
Sot është momenti të tregojmë kush është sovrani i vërtetë në këtë vend, kujt duhet t’i shërbejë policia dhe kujt i përket shteti apo pushteti: qytetarëve të lirë, ligjit dhe rendit demokratik!

