Protestë masive për Zvërnecin, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme
Ka nisur në Tiranë protesta e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec, një çështje që ka nxitur debate të forta dhe reagime publike gjatë ditëve të fundit.
Revolta e tyre erdhi pas pamjeve nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private, i cili më pas u identifikuar, u arrestua dhe u la në arrest në burg.
Me pankarta të shumta në duar, qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas, ashtu siç kanë paralajmëruar, drejt kryeministrisë.

