Ola Xama: Një pyetje elementare, kur nuk ka përfunduar projekti për Zvërnecin nga doli vlera e investimit 4.5 miliard euro?
Gjërat kanë radhë. Bëhet njëherë projekt-ideja, projekti arkitektonik, pastaj projekti i detajuar teknik, më pas preventivi sipas zërave të kostove për çdo punim dhe që të shihet fizibiliteti i tij, nëse është i realizueshëm dhe qëndrueshëm financiarisht shoqërohet me plan-biznesi ku përfshihet brenda dhe modeli i financimit.
Pasi të shoh këtë dokument, atëherë do të besoj përrallën me 4.5 miliard euro investime që po na trokasin në derën e fatit të ekonomisë, e ne sot duhet të zgjedhim paratë ose natyrën.
Ju lutem mos na fyeni inteligjencën!

