Aktualitet

Pse Policia e Shtetit provokon popullin që proteston?

Protestat qytetare për çështjen e Zvërnecit kanë hyrë në një fazë të re, duke marrë karakterin e një lëvizjeje të pavarur nga partitë politike, protestë ku kërkohet burg për Ramën dhe burg për Berishën.

Qytetarët kanë organizuar katër protesta radhazi para Kryeministrisë, ndërsa sot në orën 18:00 është paralajmëruar protesta e pestë. Ndryshe nga tubimet e para, të cilat u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe pa incidente, protesta e katërt u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Përplasja nisi pas vendosjes së një kordoni policor dhe gardheve metalike pranë Urës së Lanës, të cilat më pas u hoqën nga protestuesit. Policia përdori ujë me piper për shpërndarjen e turmës, pavarësisht pranisë së një numri të konsiderueshëm fëmijësh në tubim.

Si çdo dite dhe dje protesta ishte paqësore, një proteste model ku pas mbylljes protestuesit pastrojnë dhe ambientin, perse provokon policia e shtetit?

 

Me 30 maj ne Zvërnec u regjistrua një akt i paprecedente ku roja i Major security se bashku me koleget e tjerë dhunuan dhe tërhoqën zvarre një protestues. Ngjarja shkaktoi reagime të forta publike dhe politike. Kryeministri Edi Rama e dënoi episodin dhe përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, për masat e marra ndaj drejtuesve vendorë të policisë në Vlorë. Megjithatë, protestuesit ngrenë pikëpyetje mbi rolin e vetë Policisë së Shtetit gjatë protestave të fundit në Tiranë, duke kërkuar përgjegjësi edhe për urdhrat operacionalë që çuan dje në përshkallëzimin e situatës. Ne terren duke drejtuar policinë ishte drejtori Skender Hita, i cili justifikoi dhunën e policisë me ndeshjen e futbollit Shqipëri-Izrael qe nuk kishte lidhje me protestën para Kryeministrisë. Përdorimi i mjeteve të forcës dhe justifikimet e dhëna nga drejtuesit e policisë kanë hapur debat publik mbi forcën e reagimit shtetëror.

 

A nuk duhet qe te shkarkohet dhe kryepolici Skënder Hita që urdhëron policët të provokojnë protestuesit?

 

Pse Policia e Shtetit krijon tensione të panevojshme në një protestë që deri tani është karakterizuar si paqësore?
Joq