Politikë

Xhaferri: Pardje i mbytën me spraj e sot me plumba, në shesh ne dalim dhe për ta e familjet e tyre….

Nga Besart Xhaferri/

Këta policë i kemi pasur përballë në protesta e tubime prej 12 vitesh por kurrë si kemi parë si armiq, pavarësisht se në zbatim të urdhërave të paligjshëm të shefave të inkriminuar janë sjellë egërsisht me të rinjtë tanë.

Ky polic i përlotur për shokun e tij që u vra në Korcë nga komando që kultivonte kanabis tregon qartë se askush nuk ka më imunitet nga krimi.

Në shesh ne dalim dhe për armatën e policëve, armatë që i jep prej 35 vitesh dëshmorë këtij vendi.

Polici meriton respekt dhe nuk mjafton të hedhesh foto me AI të tyre, pasi të gjithë e dime se uniformave të manualit 5D të policisë u ka dalë boja me kohë!

Deri sa të vendosin për të hedhur kapelen e të bashkohen edhe ata në shesh, ne përsëri do vazhdojmë të dalim për ta dhe familjet e tyre!