Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e tubimeve për Zvërnecin
Në Vlorë, qytetarët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa në kryeqytet protesta do të nisë në orën 18:00, si çdo mbrëmje.
TIRANË- Këtë të shtunë do të zhvillohen dy protesta në vend. Sipas njoftimeve nga organizatorët, protesta e parë do të mbahet paraditen e sotme në Vlorë, ndërsa protesta e dytë është planifikuar në Tiranë.
Në Vlorë, qytetarët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa në kryeqytet protesta do të nisë në orën 18:00, si çdo mbrëmje.
Ndërkohë, protesta në Tiranë shënon ditën e 7-të radhazi të tubimeve kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ku qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Protestuesit prej ditësh i kanë të qarta kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Rdi Rama, tek anulimi i projektit dhe shfuqizimin e dy ligjeve, atë të investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve.
Kerkesat :
1-Dorëheqje e Qeverisë
2-Shfuqizim i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-Shfuqizim të ligjit së Paketës së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Protesta qytetare ka rikthyer sytë e të gjithë botës në bulevardin kryesor në kryeqytet, duke marrë jehonë nga mediat ndërkombëtare.
Qytetarët janë shprehur se nuk do të ndalojnë protestat dhe se nuk ka dialog deri sa të arrihen kërkesat e tyre. Protestat janë shtrirë edhe në disa qytete të vendit, si Durrës, Vlorë dhe Fier, ndrësa priten edhe protesta nga dispora shqiptare në disa vende të Europës dhe në Amerikë. /ZËRI

