Kosova

Dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, LDK rritet në 20 mandate, PDK mbetet forcë e dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare nga zgjedhjet e 7 qershorit, ku deri më tani janë numëruar 97% e kutive të votimit.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 43.03% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.21%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.68% dhe Aleanca me 7.1%.

NOA

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje ka regjistruar një rënie me 6%, shkruan A2.

Bazuar në rezultatet aktuale, pa përfshirë votat e diasporës, LVV-ja ka siguruar 292 mijë vota.

Në zgjedhjet e kaluara, me numërimin e votave nga diaspora, kjo parti kishte marrë 478 mijë e 77 vota.

Kjo nënkupton se Vetëvendosje ka aktualisht rreth 189 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, LDK rritet në 20 mandate, PDK mbetet