Aktualitet

Sheikët e vettingut, Ina Rama dhe Sokol Çomo ‘kërcejnë’ për Gjykatat e Apelit

Çfarë e lidh ‘çiftin’ Sokol Çomo dhe Ina Rama, nga vjedhja e mbi 150 hektarëve tokë në bregdet përfshirë dhe Zvërnecin te vettingu selektiv e ‘ceni’ ku përfliten si ish spiunë të sigurimit të shtetit

“Sheikët” e vettingut, kërkojnë të futen të pakontrolluar në Gjyqësor dhe pa vetting, pas intimidimit që i bënë KLGJ- së .Anëtarët e KPA-së që për vite me radhë firmosën shkarkime, konfirmime dhe largime nga sistemi, sot kërkojnë në mënyrë të pamoralshme të futen në sitemin e drejtësisë nga oxhaku dhe jo nga dera.

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ndarë një moment të pazakontë në rrjetet sociale. Një video tregon anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) duke festuar përfundimin e mandatit të tyre në institucionin që për vite me radhë ishte hallka e fundit e procesit të vetingut në Shqipëri.Ndërsa festa e mbylljes së mandatit vazhdon me këngë dhe valle, debati mbi standardet e dyfishta në reformën në drejtësi duket se sapo ka nisur.
Murrizi shkruan: Ina Rama dhe Sokol Çomo të KPA në valle si dy llahinka “ qeflije” dhe “ tufa” e administratës së KPA bashkë me një anëtare të Gjykatës së Lartë që ka kaluar vetingun nga ky “ çift” që duartrokasin plot servilizëm. Pasi mbyllën të gjitha porositë që ju dha pushteti për të hequr nga sistemi gjyqtar e prokuror dhe kaluan nga vetingu ata që ju duheshin duke mbushur xhepat dhe trastat tani ‘argalisën’ duke pritur që KLGJ t’i emëroj, Çomon në Gjykatën e Apelit Administrativ dhe Ramën në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, por me synim Apelin e GJKKO sepse aty ju duhet shërbimit spiunia e tyre.
Çfarë e lidh Sokol Çomon dhe Ina Ramën kaq shumë që kushdo që i është nënshtruar palo vetingut e di mirë që këta të dy konsideroheshin si “ çift” që votonin pothuajse njëlloj në çdo vendim. E para janë të dy datëlindja 1972 dhe kanë mbaruar bashkë në vitet 1990-1994, por kjo nuk mjafton.

Gjatë kohës që Ina Rama ishte Prokurore e Përgjithshme, Sokol Çomo ishte avokat i vjedhjeve të mbi 150 hektarëve tokë në bregdet përfshi dhe Zvërnecin, dhe çështjen po e hetonte Prokurori Armand Gurakuqi.Në momentin e konkluzioneve përfundimtare ndërhyn Ina Rama dhe ia heq dosjen këtij prokurori duke ia kaluar prokurorit Ardjan Braho, dhe me porosi të Ina Ranës dhe sekserllikun e Kol Çomos ky prokuroruc kërkoi pushimin e kësaj çeshtje.

Ina Rama ishte dhe prokurore e përgjithshme që mbylli për procedurë hetimet për aferën e rrugës së Kombit. Ina Rama dhe Sokol Çomo kanë punuar së bashku edhe tek Banka Kredins si jurist dhe këshilltar ligjor nga vitet 2014-2017, ku ishte drejtor i ndjeri Artan Santo i vrarë me 26 qershor 2014. Por besoj që kanë edhe një lidhje tjetër më të hershme se sa karriera e tyre në gjyqësor.

Ndoshta që të dy kanë qenë edhe ish spiunë të sigurimit të shtetit dhe që të dy vazhdojnë të jenë bashkëpuntorë të shërbimit informativ që raportonte tek Gysi i Inës. E si mund të emërohen në Gjykatë të Apelit këta plehra që janë larguar nga sistemi si fundërrina???