Aktualitet

Protestuesit do të jenë pak metra larg Ramës! Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranë?

Prej 12 ditësh Tirana pas orës 18:00 deri në orët e vona zien nga shqiptarët që kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti. Si çdo ditë edhe sot do të vijojë protesta që nis nga sheshi Skënderbej, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

E ndërsa protestuesit do të derdhen edhe sot lumë në rrugët e Tiranës, shumë pranë tyre, te sheshi Italia, nga ora 17:30 e më tej, Rama do të mbledhë socialistët për të festuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tirana sot do të paralizohet nga protestuesit në njërën anë dhe nga socialistët në anën tjetër. Në vazhdën e këtyre dy aktiviteteve pikante, pyetjet që shtrohen janë: Si do të bashkëjetojnë këto dy ngjarje? Do të ketë përplasje midis qytetarëve dhe mbështetësve të partisë?

Sot Tirana mund të jetë një skenë ku secila lëvizje mund të ndryshojë rrjedhën e ditës. Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranë?