Politikë

“Në kërkim” nga socialistët/ Marjana Koçeku reagon pas njoftimit të largimit nga PS dhe fikjes së telefonit

22 orë pas njoftimit se largohet nga Partia Socialiste dhe del si deputete e pavarur, ka reaguar sërish Marjana Koçeku.

Ajo ka postuar një foto të një flamingoje në Instagram dhe Facebook, duke lënë të kuptohet se arsyeja e largimit janë protestat dhe se këtyre të fundit u ‘bashkohet’.

Ndërkohë, deputetët socialistë u vunë “në kërkim” të koleges, e cila mbrëmjen e të dielës njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS për të vijuar rrugëtimin parlamentar si e pavarur.