Politikë

Përdorimi i fëmijëve në punë, Xhixho: E rëndë – Ata që janë të përkëdhelur nga Rama shkelin ligjin

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar pas denoncimeve për përdorimin e fëmijëve në punë të vështira, në kulmin e vapës.

“Arroganca e pushtetit të Edi Ramës është aq e madhe sa ata që janë përkëdhelur prej tij arrijnë deri aty sa ta sfidojnë protestën duke i treguar si model shkeljen e ligjit, shkruan deputetja e PL duke denoncuar vepirmt e Gjergj Lucës..

NOA

Postimi:

I patolerueshëm dhe në shkelje të të gjitha ligjeve shfrytëzimi i fëmijëve në punë të vështira, në kulmin e vapës.

Akoma edhe më i turpshëm përdorimi i tyre për propagandë dhe tërësisht i pavend krahasimi me të rinjtë protestues.

Ligji shqiptar ndalon rreptësisht shfrytëzimin në punë të fëmijëve nën 16 vjeç. Por në Shqipëri, shkelja e ligjit është kthyer në modë për ata që mbrohen nga pushteti.

Është pikërisht kjo arsyeja pse protestojnë çdo ditë mijëra qytetarë të lirë.

Arroganca e pushtetit të Edi Ramës është aq e madhe sa ata që janë përkëdhelur prej tij arrijnë deri aty sa ta sfidojnë protestën duke i treguar si model shkeljen e ligjit.

Modeli “ul kokën e nënshtroju më të fortit” duhet të marrë fund. Dhe për këtë koha ka ardhur.

Videoja skandaloze e dy fëmijëve që shfrytëzohen në punë është shembulli më i mirë pse protestat duhet të vijojnë dhe pse kjo qeveri që privilegjon klientët e saj në kurriz të shumicës duhet të largohet.