Aktualitet

Detaje të trishta nga gjetja e trupit të Eglant Koçit: E kishin hedhur në një humnerë të Tiranës!

Është gjetur i pajetë Eglant Koçi, i cili rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i tij është zbuluar në një zonë rurale mes Tiranës dhe Elbasanit.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë dhe polumbarët e RENEA, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Eglant Koci ishte raportuar i zhdukur dy javë më parë dhe kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar në disa zona.

Në kamerat e sigurisë nga ambienti ku Koci u mbajt peng dhe dyshohet se u vra nga shoku i tij Armand Shakaj i njohur si “Mand dhelpra“, ky i fundit shfaqej teksa me një çantë dhe qese të zeza tërheq diçka të dyshimte ky dyshohej se ndodhej trupi i pajetë i Kocit.

Çantën dhe qesen Shakaj i vendosi në makinën e tij, ndërsa dyshohet se në ‘Porsche’ ai e ka mbajtur trupin për më shumë se 24 orë.

Më pas Shakaj kishte marrë një karrotrec dhe mjetin e transportoi me të deri në Ibë, me argumentin se kishte defekt makine.

Prej andej është larguar me mjetin e tij ku dhe dyshohej të kishte zhdukur trupin e Eglant Koçit.

Makina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën zhurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë.

Detaje të trishta nga gjetja e trupit të Eglant Koçit: E kishin

Dyshohet se është trupi i pajetë i të riut është hedhur në një humnerë fshatin “Cerujë”, ndërsa ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar.