“Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë emigrantë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
Një shqiptar ka udhëtuar mbi 30 orë nga Frankfurti i Gjermanisë për të qenë sot në Tiranë.
Ai iu përgjigj thirrjes së protestës për të larguar Edi Ramën nga qeveria.
Qytetari tregon arsyen pse vendosi ti bashkohet protestës
“Nga Frankfurti. Kemi mbi 30 orë që kemi udhëtuar. Protesta është magjike.
Kjo është arsyeja pse kemi ardhur.
Na është dukur detyrim, dhe duam tu gjendemi pranë që njerëzve që janë këtu.
Nuk duam që ata të përfundojnë emigrantë si ne dhe duam të kemi mundësi të kthehemi”, tha ai.

