Aktualitet

Protestuesit ngrenë çadrat para kryeministrisë, policia përplaset me to

Protestuesit kanë vijuar qëndrimin e tyre në shesh edhe pas protestës së djeshme, duke mos u shpërndarë nga zona përballë Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Paraditen e sotme, disa prej tyre kanë vendosur çadra dielli për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa sipas tyre protesta po vijon në formën e grevës së urisë. Protestuesit janë përplasur verbalisht me policinë.

Gjatë zhvillimeve në terren, ata janë përballur me kërkesën e policisë për heqjen e çadrave dhe lirimin e hapësirës publike, por protestuesit kanë refuzuar të tërhiqen, duke deklaruar se mbeten të vendosur në kërkesën e tyre deri në momentin që Rama të dorëhiqet.