Xhelal Mziu: Dyfishimi i taksës së banesës varfëron shqiptarët. Këlliçi: Komision hetimor për projektet e arkitektëve të huaj
Pas rritjes së çmimeve të referencës në 2023, qeveria po përgatit një tjetër goditje për familjet shqiptare: Dyfishimin e taksës së banesës.Taksa për banesat pritet të rritet nga 0.05% në 0.2%, një rritje katërfish e normës së taksimit.
Për një apartament 90 m² në zonën e qendrës Tiranë, pagesa vjetore nga 10,278 lekë do të shkojë në 20,556 lekë.Edhe në zonat periferike, taksa nga 4,626 lekë do të bëhet 9,252 lekë në vit.
Në vitin 2023 rritën çmimet e referencës. Sot po dyfishojnë faturën. Nesër, çfarë tjetër…?Qytetarët nuk kanë nevojë për taksa më të larta, por për paga më të larta, pensione dinjitoze dhe shërbime më të mira. Shqipëria nuk mund të qeveriset, duke varfëruar familjet shqiptare.
Shqipëria po përballet me një alarm të heshtur në rrugë!
Në vetëm 5 muaj janë regjistruar .547 aksidente, me 766 të vrarë ose të plagosur. Këto nuk janë thjesht shifra, janë jetë të humbura, familje të shkatërruara dhe dhimbje që nuk zëvendësohen.Aksidentet janë rritur me 3.4%, ndërsa 94% e tyre shkaktohen nga sjellja e drejtuesve të mjeteve. Tirana kryeson me rritjen më të madhe të rasteve.Një shtet që nuk garanton sigurinë në rrugë, nuk mbron jetën e qytetarëve të tij. Nuk mjaftojnë gjobat dhe deklaratat pas çdo tragjedie. Duhet kontroll i vazhdueshëm, investime në sigurinë rrugore dhe zbatim i barabartë i ligjit.Çdo ditë pa veprim do të thotë më shumë viktima.
Çdo jetë e humbur është një dështim që nuk duhet pranuar si normalitet.

