Plas në PD/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të pakënaqur me dy kandidaturat që prezantoi Berisha: Një turp
Anëtarët demokratë kanë votuar sot për kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por mes tyre ka pasur pakënaqësi të forta.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, propozoi dy emra, Julia Emirin dhe Silva Hasën.
Por mesa duket këto dy kandidate nuk janë pritur mirë nga disa anëtarë.
Njëri prej tyre, ka vendosur t’i kryqëzojë të dyja, duke shkruar te letra “0 kontribut”.
Ndërkohë në një fletë tjetër votimi është shkruar “Një turp”.
Po ashtu një tjetër anëtar i Këshillit ka vendosur të jetë krah Edi Palokës, duke shkruar emrin e tij tek fleta e votimit.
Dikush tjetër ka vendosur të vërë një kryq të madh mbi emrat e dy kandidateve për kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së.

