Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestuesit që shkatërruan makinën e policisë
Vijon seanca për 21 protestuesit në Gjykatën e Tiranës. Pas dy ndërprerjeve, ku avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjet, seanca është ende në zhvillim e sipër.
Raportohet se prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për tre personat që shkatërruan automjetin e policisë, i ndodhur pranë parlamentit në protestat e së enjtes.

