Materiale për referim për hetim penal: Mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe emërim i paligjshëm i Arben Shehut në detyrën e Kreut të KLSH
Eksluzive nga Artur Mamadhaj, me cilësinë e qytetarit, taksapaguesit dhe profesionistit të fushës së auditimit të shtetit, Rruga ‘’Budi’’ pallati 64 shka 2 aparta. 13. tel 06820268110 Tirane.
(Pjesa e 2-të )
Përmbledhje e pretendimeve dem i madh imagjinar mashtues i paarektuar buxhetin eshte ne shumen prej 3.33. miliard euro ne 6 vite nga KLSH dhe zero arketime ne arken publike (v.o shifni OLAF i nderuar prokuror.)
Materiale për referim për hetim penal: Mashtrim publik, falsifikim dokumentesh dhe emërim i paligjshëm i Arben Shehut në detyrën e Kryetarit të KLSH-së, me pasoja të rënda për interesin publik, dëm kombëtar finnciar popullit shqiptar me mbi 3.3 milard euro
-Totali i dëmit ekonomik: 316.28 miliardë lekë (~3.33 miliardë euro).
-Ky dëmtim tregon dështimin sistemik të mekanizmave të kontrollit dhe auditimit shtetëror.
-Fondet e taksapaguesve shqiptarë janë keqmenaxhuar ose vjedhur, duke dëmtuar interesin publik.
-Arben Shehu, Kryetari i KLSH-së, ka ushtruar presion mbi auditorët dhe Drejtorin e Auditimit, duke ndikuar raportet e auditimit të brendshëm. • Largimi i Drejtorit të Auditimit, i cili kishte denoncuar korrupsionin dhe shkeljet, është bërë me motivacion të paligjshëm dhe politik.
Sipas dokumentacionit dhe përmbledhjeve të auditimeve (KLSH) për periudhën 2019–2023 (dhe vlerësimeve 2024) konstatohen parregullsi të rënda financiare, mungesë regjistrimi kontabël, mos-integrim i dëmeve në pasqyrat zyrtare, mosreferim i indicieve të korrupsionit tek organet ligjore dhe manipulim/mbulim i dëmeve. Këto veprime sjellin dëme te fondet publike dhe përbëjnë shkelje penale sipas dispozitave më poshtë.
- Neni 248, Kodi Penal — Shpërdorim detyre / veprime në kundërshtim me ligjin që sjellin dëm për shtetin ose qytetarët.
- Neni 186, Kodi Penal — Falsifikim dokumentesh publike.
- Ligji nr. 154/2014 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit” — detyrimet për raportim dhe referim të indicieve të korrupsionit.
- Ligji nr. 10296/2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin e Brendshëm” — shkelje të parimeve dhe procedurave të kontrollit të brendshëm.
Faktet dhe prova
Pasqyra e dëmeve financiare (sipas materialit të mbledhur): NE WEB-SITE I KSLH
- 2019 — 27.3 (mld lekë) — parregullsi në të ardhura dhe shpenzime publike.
- 2020 — 2.18 (mld lekë) — mangësi në disiplinën financiare.
- 2021 — 76.5 (mld lekë) — shkelje në tendera, kontrata dhe fonde (COVID).
- 2022 — 138 (mld lekë) — mangësi në menaxhimin e fondeve tatimore dhe buxhetore.
- 2023 — 72.3 (mld lekë) — keqmenaxhim i fondeve publike.
=> Totali i përmbledhur: 316.28 mld lekë (~3.33 miliard euro).
Parregullsitë procedurale dhe dokumentare:
- Mungesë regjistrimi zyrtar të dëmeve në pasqyrat e KLSH ne Kuvende, ne Qeveri ne minitr financa dhe ne media.
- Mosreferim i indicieve të korrupsionit tek organet ligjore (shkelje Ligji 154/2014).
- Dokumente që mund të jenë të falsifikuara / të ndryshuara për të fshehur përgjegjësinë.
- Mungesë verifikimi/konfirmimi financiar (pa arkëtim, pa regjistrim konfirmues).
Kërkesa konkrete
Keto deme jane perdorur dhe per korrupsion insitucional ne klsh ne auditime tematike zbatim rekomandimesh per arketim demesh financiare duk fshire ne subjekte ku jane evidentuar duke i paraqitur si te arketuara kjo eshte tmerrshme Klsh ka mashtruar kuvendin dhe popullin dhe zero raportim ne media zero tansparence ne Kuvend dhe zero alarm kombetar mbi taksat popullit. Zero risk kombtar, zero dalje publike, zero urgjen raportim ne kuvendi dhe qeversie mbi vjedhjen e atkasve te shtetit pee milardat e popullit.
Bazuar në faktet e mësipërme, kërkoj:
- Të nisë procedim penal për veprat penale të përputhura me Nenin 248 dhe Nenin 186 të Kodit Penal; dhe çdo vepër të dytë të dalë në hetim.
- Të urdhërohet sekuestrim i dokumentacionit zyrtar të KLSH (raporte, tabelat financiare, regjistrat kontabël, email-e zyrtare, vendime emërimi, tendera dhe kontrata) dhe kopje sigurie e serverave ku ruhen këto të dhëna.
- Të hetohen emërimet e dyshimta, procedurat e prokurimit dhe pagesat e bërë pa regjistrim të duhur.
- Të thirren për të dëshmuar punonjësit përgjegjës; të merren deklarata dhe të sigurohen transaksionet bankare të lidhura.
- Të shqyrtohet përgjegjësia administrative dhe disiplinore ndaj personave të përfshirë.
- Të informohet Kuvendi dhe organet ndërkombëtare për fonde të rrezikuara (nëse hetimi konfirmon rrezik real).
Dëmi financiar nga keqmenaxhimi dhe praktikat anti-ligjore në KLSH dhe institucionet e lidhura
- Totali i dëmit ekonomik: 316.28 miliardë lekë (~3.33 miliardë euro)
- Përcktimi ligjor: Sipas Ligjit për Buxhetin e Shtetit, këto fonde janë të taksapaguesve, pra pronë e popullit shqiptar. Çdo përdorim i tyre jashtë qëllimit të ligjshëm përbën shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre.
- Pasojat:
– Fonde të publikuara që nuk janë përdorur sipas ligjit duhet të bllokohen menjëherë nga institucionet përgjegjëse (Ministria e Financave dhe Drejtoria e Thesarit).
– Çdo transferim ose shpenzim i mëtejshëm para hetimit dhe verifikimit ligjor përbën vjedhje të pronës publike dhe mund të përbëjë vepër penale sipas Nenit 248 (Shpërdorimi i detyrës) dhe Nenit 257 (Falsifikim dokumentesh) të Kodit Penal.
– Institucionet publike që kanë përgjegjësi për menaxhimin e këtyre fondeve nuk mund të vazhdojnë shfrytëzimin pa kontroll financiar dhe auditim të pavarur.
Rekomandim i menjëhershëm:
- Bllokim i të gjitha fondeve të dyshimta deri në përfundimin e hetimeve.
- Auditim i detajuar i të gjithë shpenzimeve për periudhën e identifikuar me humbje.
- Referim penal për përgjegjësit administrativë dhe drejtues të KLSH që kanë kontribuar në keqmenaxhimin e këtyre fondeve.
Dokumente e publikuara jane bazuar
Sipas raporteve KLSH 2020–2023 (përkatësisht kapitujt me pasqyrat financiare) te publikuara ne Ne KLSH dhe Kuvend, faqet web.)
1.Çdo dokument kontabël që tregon mungesë regjistrimi ose falsifikim.
3.PËR KORRUPSION INSTITUCIONAL, FALSIFIKIM AUDITIMESH DHE SHPËRDORIM TË FONDEVE PUBLIKE
Jane kryer veprime dhe masverpieme të kryera në Kontrollim të Lartë të Shtetit, të cilët, nën drejtimin e kryetarit të institucionit Areben Shehu , kanë përdorur forma të auditimeve të nxehë për të mbuluar korrupsionin institucional dhe për të shpërdoruar fondet publike, duke shfrytëzuar taksat e qytetarëve për aktivitete formale që nuk pasqyrojnë realitetin financiar dhe faktik të institucioneve të audituara. Auditimet e zhvilluara nuk janë raportuar as para Kuvendit të Shqipërisë dhe as para mediave, duke cenuar rëndë transparencën, funksionin kushtetues të auditimit publik dhe besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore. Jane fshehur deme qe mudn et jen milirda leke me audite te dyta dhe zero pasoja penale dhe financiar per taksat e popullit.Veprimet e kryera përbëjnë një model të qëndrueshëm veprimi dhe mosveprimi të qëllimshëm për mbulimin e shkeljeve, shpërdorimin e fondeve publike dhe shmangien e përgjegjësisë penale dhe administrative, duke penguar çdo kontroll të pavarur dhe informim publik mbi shkeljet dhe dëmet financiare. Fondet publike janë përdorur në mënyrë të përsëritur dhe të pajustifikuar për auditime dhe ri-auditime formale, pa asnjë efekt ligjor, penal apo financiar, duke shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë ndaj buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve. Auditimet janë realizuar në mënyrë selektive, duke shmangur ose trajtuar sipërfaqësisht institucionet me risk maksimal financiar, përfshirë autoritetet ekzekutive si AKU dhe AKBN, Bashkinë e Tiranës, Bordet e Kullimit të Ministrisë së Bujqësisë, Universitetin e Tiranës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë publik, Ministrinë e Brendshme dhe subjekte të tjera me ekspozim të konsiderueshëm ndaj fondeve publike, duke krijuar një model institucional të mbuli subjekteve publike me risk të lartë financiar, që administrojnë fonde të konsiderueshme: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Bashkia e Tiranës, bordet e kullimit, Universiteti i Tiranës, Ministria e Brendshme dhe institucione të tjera me ekspozim maksimal financiar.
Subjektet e sipërpërmendura janë audituar më shumë se një herë për të njëjtat periudha dhe fusha me risk, përmes auditimeve të dyta ose të thelluara, pa publikimin dhe dorëzimin zyrtar të raporteve fillestare, ku duhej të pasqyroheshin gjetjet reale, shkeljet e rënda financiare dhe dëmi ekonomik.
Mosdorëzimi dhe mospublikimi i raporteve në Kuvend dhe për publikun përbën shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve kushtetuese të transparencës dhe llogaridhënies dhe pengon ushtrimin e kontrollit demokratik mbi administrimin e fondeve publike dhe pengimin e drejtësisë për shkeljet.
Bazuar në këto rrethana, veprimet dhe mosveprimet përbëjnë indicie të arsyeshme për përgjegjësi penale për shpërdorim të detyrës sipas nenit 248 të Kodit Penal për mosushtrim të kompetencave ligjore, mbyllje formale të auditimeve dhe kryerje të ri-auditimeve të pajustifikuara me pasoja të rënda financiare, për falsifikim dokumentesh sipas nenit 186 të Kodit Penal për hartim të raporteve të auditimit që paraqesin një version të shtrembëruar ose të manipuluar të gjetjeve, për bashkëpunim në kryerjen e veprës sipas nenit 25 të Kodit Penal për veprime të koordinuara ndërmjet disa funksionarëve publikë dhe për pengim të zbulimit të së vërtetës sipas nenit 301 të Kodit Penal për zvarritje të qëllimshme të procedurave dhe shmangie të referimeve penale. Nëse gjatë hetimit provohet përfitim material, fshehje ose mbulim i produkteve të veprës penale, krijohen kushtet për aplikimin e nenit 287 të Kodit Penal. Veprimet e kryera përbëjnë gjithashtu shkelje të nenit 162 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë lidhur me mosushtrimin efektiv të funksionit kushtetues të auditimit publik dhe shkelje të dispozitave të Ligjit nr. 154/2014 për Kontrollin e Lartë të Shtetit, konkretisht nenet 3, 4, 15 dhe 19, si dhe standardet ndërkombëtare të auditimit publik të INTOSAI ISSAI 100, ISSAI 300 dhe ISSAI 400. Ky model i veprimit dhe mosveprimit institucional përbën një mekanizëm të qëndrueshëm mbulimi të shkeljeve financiare, shpërdorimi të fondeve dhe mosinformimi të qytetarëve dhe institucioneve përkatëse, duke rrezikuar rëndë funksionimin e institucionit dhe besimin publik dhe duke krijuar precedent të rrezikshëm për kontrollin e shërbimeve publike me nivel të lartë risku financiar.
Pasojë e dyshuar
Ky veprim praktikisht mbron zyrtarë të përfshirë në shkelje financiare, korruspionon vet klsh, dobëson kontrollin shtetëror mbi fondet publike dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet kushtetuese.
Karakteri i dyshuar i shkeljes
Ky fenomen përbën një formë të korrupsionit institucional sistematik, sepse:
| Elementi | Përshkrimi i shkeljes |
| Mospërmbushja e mandatit kushtetues | KLSH nuk vepron si garant i mbrojtjes së fondeve publike |
| Shkelja e standardeve ndërkombëtare ISSAI | Nuk respektohen parimet e pavarësisë, objektivitetit dhe vlerësimit sipas riskut |
| Fshehja / minimizimi i dëmeve | Raportimet nuk pasqyrojnë realitetin financiar |
| Keqpërdorimi i burimeve të auditimit | Auditime me impakt të ulët, ndërsa institucionet me risk shmangen |
Baza ligjore e përgjegjësisë penale dhe administrative që pretendohet shkelja e :
- Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
– Parimi i llogaridhënies dhe mbrojtjes së pasurisë publike - Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH”
– Detyrimi për pavarësi, profesionalizëm, transparencë dhe objektivitet - Ligji për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin e Brendshëm në sektorin publik
- Kodi Penal
– Shpërdorim detyre
– Korrupsion pasiv/aktiv
– Falsifikim i të dhënave / mbulim i shkeljeve
Mbi ç’ka evidentuam më lartë kërkojm të bëhet një hetim kombëtar për auditimin e shtetit shqiptar KLSH
4.Shkatërrimi i burimeve njerëzore dhe pengimi i auditimeve në KLSH nga Kryetari Arben Shehu. Ja faktet dhe veprimet e konstatuara:
Presion mbi auditorët dhe Drejtorin e Auditimit
– Arben Shehu, në cilësinë e Kryetarit të KLSH, ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi auditorët dhe Drejtorin e Auditimit.
– Presioni ka ndikuar në përmbajtjen e raporteve të auditimit dhe ka cenuar pavarësinë institucionale.
Largimi i Drejtorit të Auditimit
– Drejtori i Auditimit, i cili kishte denoncuar korrupsionin dhe shkeljet ligjore, u largua me motivacion të paligjshëm dhe politik.
– Ky veprim pengoi hetimin e fondeve publike dhe dobësoi kontrollin e brendshëm të KLSH.
Largimi masiv i stafit – 120 specialistë të KLSH
– Përfshirë më të mirët e institucionit, largimi i tyre ka çuar në dobësimin e kapaciteteve të auditimit dhe shkatërrimin e burimeve njerëzore.
– Ky veprim është pjesë e një modeli presioni dhe keqmenaxhimi të fondeve publike.
Denoncimi në Komisionin e Ligjeve (Kuvend) – Data 11.01.2025
– Unë, Artur Mamadhaj, kam bërë një denoncim të plotë me zë dhe figurë, duke evidentuar presionin mbi auditorët, largimin e Drejtorit dhe specialistëve, dhe korrupsionin në KLSH.
– Regjistrimi audio i kësaj degjense mund të dorëzohet si provë materiale.
– Pavarësisht denoncimit, Kuvendi nuk ka ndërmarrë veprime, duke lejuar vazhdimin e keqmenaxhimit.
– Prokuroria dhe institucionet përkatëse nuk kanë ndërmarrë veprime për të hetuar keqmenaxhimin dhe largimin e specialistëve.
– Kjo ka rezultuar në mosmbrojtje të interesit publik dhe fondeve të taksapaguesve, duke mohuar drejtësinë.

