Protesta e 39-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës
Ka përfunduar protesta para Kryeministrisë me fjalime nga protestuesit. Mes thirrjeve në kor, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë nisur marshimin e tyre të përditshëm rrugëve të qytetit me thirrje: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Kjo ishte protesta e 39-të rrradhazi ku shqiptarët mes pankartave dhe mesazheve ironizuese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama.

