Aktualitet

E rëndë në Korçë, plagoset me thikë një person!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Pas përplasjes, mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë me thikë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Korçës.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë nuk ka ende informacion në lidhje me shkakun që ka sjellë përplasjen mes dy të rinjve.