Aktualitet

Ushtarakët në detyrë 24/7, por me uniforma të dëmtuara dhe këpucë të shqyera

Një ushtare e Forcave Tokësore në Zall-Herr i është drejtuar redaksisë tonë me një thirrje të hapur për Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet përgjegjëse, duke kërkuar përmirësime urgjente në pajisjet dhe kushtet e shërbimit.

Në një mesazh anonim, ushtarja shprehet se personeli i Forcave Tokësore është në gatishmëri 24 orë në ditë për popullin, duke u përballur me shi, borë, baltë dhe situata emergjente.

Megjithatë, shumë ushtarë detyrohen të shkojnë në detyrë me uniforma të shqyera dhe këpucë të dëmtuara, që shpesh i blejnë vetë me lekët e tyre personale.

Një tjetër problem i rëndësishëm sipas saj është mungesa e uniformave rezervë. Ushtarët duhet të kenë të paktën dy uniforma: një për stërvitje në terren dhe një tjetër për shërbim. Por uniformat e stërvitjes shpesh laget duke e bërë të pamundur paraqitjen e menjëhershme në detyrë me uniformë të pastër.

Ajo thotë se për të bërë detyrën me dinjitet u duhen vetëm kushtet bazë si né çdo vend tjetër të botës.

Mesazhi i plotë:

Prsh si jeni joq! Desha me hedh nje postim tlm pa emer nese mundet . Jam një ushtare e Forcave Tokësore në Zall-Herr.Dua t’i bëj një thirrje Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve përgjegjëse.

Ne ushtarët jemi 24 orë në shërbim të popullit, në shi, borë, baltë dhe në çdo situatë emergjente. Por për fat të keq shpesh përballemi me mungesa shumë të mëdha në pajisje.

Shkojmë në shërbim me uniforma të shqyera dhe me këpucë (këmbale) të dëmtuara. Shumë prej nesh detyrohen t’i blejnë vetë këpucët me lekët personale.

Një tjetër problem është se një ushtar duhet të ketë të paktën dy uniforma: një për stërvitje në terren (në mal, shi apo baltë) dhe një tjetër për shërbim. Uniforma e stërvitjes laget, bëhet m baltë dhe me djersë, dhe duhet larë. Por nëse na kërkohet të paraqitemi menjëherë në detyrë, si mund të shkojmë me uniformë të palarë apo të dëmtuar?

Ne jemi gjithmonë gati për popullin dhe për vendin tonë, por kërkojmë vetëm kushtet bazë për të bërë detyrën tonë me dinjitet. Shpresojmë që kjo thirrje të dëgjohet dhe të merren masa flm.