Review-të negative nëpër biznese, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar
Të tjera denoncime kanë mbërritur në Policinë e Shtetit nga biznese private që pretendojnë se janë bërë objekt sulmi të koordinuar përmes komenteve dhe vlerësimeve negative në platformën Google.
Burime bëjnë me dije se deri tani janë 15 denoncime të total nga biznese, ndërsa hetimet e Krimit Kibernetik vijojnë. Deri tani, policia ka identifikuar më shumë se 200 persona që dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të publikuar ose shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve.
Të gjithë po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe nëse veprimet e tyre përbëjnë elementë të veprave penale. Sipas burimeve, hetuesit po shqyrtojnë disa vepra të mundshme penale, mes tyre “manipulimi i tregut”, “manipulimi i çmimeve”, “përhapja e informacioneve të rreme”, “shpifja” dhe “falsifikimi kompjuterik”.

