Nga Frank Shkreli : TURPI I NJË DEKLARATE QË SFIDON TË VËRTETËN HISTORIKE
Ka deklarata politike qëduhen kundërshtuar. Ka edhe të tjera që duhendënuar pa asnjë dyshim as vonesë. Fjala ështëpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën“.
Kur zyrtarë të Beogradit flasin për “spastrimetnik“, në Kosovë, ata nuk mund t’i ikin hijes sësë kaluarës. Pikërisht regjimi i Slobodan Millosheviçit zhvilloi në Kosovë një fushatëdhune terrori shtetëror që detyroi qindra mijërashqiptarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, shkatërroi qindra fshatra dhe la pas mijëra të vrarë e të zhdukur. Këto nuk janë pretendimepolitike. Janë fakte të dokumentuara ngaorganizatat ndërkombëtare, nga dëshmitë e panumërta dhe nga proceset gjyqësorendërkombëtare.
Prandaj, kur sot një ministre serbe përdor të njëjtin term kundër Kosovës, ajo nuk po mbrontë drejtat e askujt. Ajo po përpiqet të relativizojëkrimet e së kaluarës, të zëvendësojë viktimënme agresorin dhe të ndërtojë një narrativë qënuk i reziston as historisë, as fakteve. Edhe mëshqetsues do të ishte normalizimi i përdorimit të kësaj gjuhe nga Beogradi zyrtar. Historikisht, Ballkani e ka paguar shtrenjt çmimin e urrejtjessë institucionalizuar në atë rajon. Shqetësueseështë edhe heshtja ose reagimi i vakët i një pjesetë bashkësisë ndërkombëtare. Ballkani ka paguar një çmim të tmerrshëm për gjuhën e urrejtjes dhe për propagandën nacionaliste gjatëdekadave. Në një Evropë që ka ndërtuar paqenmbi mësimet e tragjedive të shekullit XX, përdorimi i terminologjisë së spastrimit etnikpër qëllime propagandistike është ipapranueshëm. Kjo nuk është retorikë politike e zakonshme; është një përpjekje për të shtrembëruar historinë, për të viktimizuaragresorin dhe për të nxitur tensione të reja nënjë rajon që ende mban plagët e luftës së fund shekullit të kaluar.
Pikërisht për këtë arsye, çdo deklaratë qëringjall fantazmat e viteve ’90 duhet të marrëpërgjigjen e merituar. Jo me fjalë të njëdiplomacie të zbehtë, por me qartësi morale dhe politike. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë nukduhet ta relativizojnë një gjuhë të tillë nga njëministre e qeverisë së Beogradit.
Heshtja përballë deklaratave që aludojnë oseparalajmërojnë spastrim etnik rrezikon të normalizojë një diskurs që Evropa është betuartë mos e tolerojë më kurrë. Paqja ndërtohet mbitë vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin përdinjitetin njerëzor. Kush përdor gjuhën e spastrimit etnik si armë propagandistike nuk ishërben as popullit të vet, as stabilitetit të rajonit. Përkundrazi, ai i hap rrugë mosbesimit, urrejtjes dhe izolimit ndërkombëtar. Historia e Ballkanit na ka mësuar një mësim të hidhur sefjalët e papërgjegjshme shpesh u paraprijnëveprave tragjike. Prandaj, ato duhet të dënohenme vendosmëri, pa vonesë dhe pa standarde të dyfishta.
Reagimi i Tiranës zyrtare: Prandaj, përballë njëdeklarate kaq të rëndë dhe provokuese nga njëministre e qeverisë socialiste serbe, heshtja e Tiranës zyrtare nuk do të ishte as e justifikueshme dhe as në përputhje me përgjegjësinë e saj politike e kombëtare nërajon. Shqipëria duhej të reagonte menjëherë, duke dënuar pa vonesë dhe pa dyshim retorikënserbe si një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën historike, për të diskredituar shtetin e Kosovës dhe për të minuar dialogun në rajon. Njëkohësisht, Tirana duhej t’u bënte thirrjeBashkimit Evropian dhe partnerëveeuroatlantikë që të mos tolerojnë gjuhën e provokimit dhe të kërkojnë nga Beogradi zyrtarpërgjegjësi politike, sepse paqja nuk mund të ndërtohet mbi propagandën, as pajtimi mbifalsifikimin e historisë. Serbia nuk mund të pretendojë se synon integrimin evropian, ndërsanjëkohësisht lejon përfaqësuesit e saj të përdorinnjë retorikë që bie ndesh me vlerat mbi të cilatështë ndërtuar Evropa e pasluftës. Serbia nukmund të kërkojë besim ndërkombëtar duke ushqyer mosbesim rajonal dhe konflikte. Nuk mund të ndërtosh paqe duke ricikluarpropagandën dhe duke hedhur në veprimindustrinë e mohimit të krimeve në Kosovë. Ka ardhur koha që Beogradi zyrtar të heqë dorë ngapolitika e viktimizimit artificial dhe të përballet, ndershmërisht, me të kaluarën e vet kriminalendaj shqiptarëve të Kosovës. Vetëm atëherë, dialogu do të ketë kuptim dhe e ardhmja do të ndërtohej mbi besimin e ndërsjellt.
Kosova nuk ka nevojë t’i përgjigjet kësaj gjuheprovokuese me të njëjtën monedhë. Përgjigjjamë e fortë që Kosova mund t’i japë është shtetiligjor, mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari dhe besimi te faktet. Por kjo nuk do të thotë heshtjepërballë shpifjeve. Historia nuk mund të fshihetme një konferencë shtypi. As nuk mund të rishkruhet me deklarata ministrore. Kush përdortermin “spastrim etnik” si armë propagandistike, jo vetëm që fyen kujtesën e viktimave, porrrezikon paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Ballkani nuk ka nevojë për më shumë gënjeshtrahistorike. Ka nevojë për përgjegjësi, për të vërtetën dhe për guximin për t’u përballur me të kaluarën. Deri atëherë, çdo deklaratë e tillë do të mbetet ajo që është: një akt i papërgjegjshëmpolitik, një provokim i qëllimshëm dhe njëpërpjekje e dëshpëruar për ta kthyerpropagandën në zëvendësuese të së vërtetës.
Frank Shkreli

