Opinion

Nga Frank Shkreli : TURPI I NJË DEKLARATE QË SFIDON TË VËRTETËN HISTORIKE

Ka deklarata politike duhen kundërshtuar. Ka edhe të tjera duhendënuar pa asnjë dyshim as vonesë. Fjala ështëpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte vend të Sllobodan Millosheviqit vitin 1998, do ta kishtespastruar etnikisht Kosovën“.

 

Kur zyrtarëBeogradit flasin përspastrimetnik“, Kosovë, ata nuk mund t’i ikin hijes kaluarës. Pikërisht regjimi i Slobodan Millosheviçit zhvilloi Kosovë një fushatëdhune  terrori shtetëror detyroi qindra mijërashqiptarëlargoheshin nga shtëpitë e tyre, shkatërroi qindra fshatra dhe la pas mijëravrarë e të zhdukur. Këto nuk janë pretendimepolitike. Janë faktedokumentuara ngaorganizatat ndërkombëtare, nga dëshmitë e panumërta dhe nga proceset gjyqësorendërkombëtare.

 

Prandaj, kur sot një ministre serbe përdornjëjtin term kundër Kosovës, ajo nuk po mbrondrejtat e askujt. Ajo po përpiqetrelativizojëkrimet e kaluarës, të zëvendësojë viktimënme agresorin dhe të ndërtojë një narrativë nuk i reziston as historisë, as fakteve. Edhe shqetsues do të ishte normalizimi i përdorimitkësaj gjuhe nga Beogradi zyrtar. Historikisht, Ballkani e ka paguar shtrenjt çmimin e urrejtjes institucionalizuar atë rajon.  Shqetësueseështë edhe heshtja ose reagimi i vakët i një pjesebashkësisë ndërkombëtare. Ballkani ka paguar një çmimtmerrshëm për gjuhën e urrejtjes dhe për propagandën nacionaliste gjatëdekadave. një Evropë ka ndërtuar paqenmbi mësimet e tragjediveshekullit XX, përdorimi i terminologjisë spastrimit etnikpër qëllime propagandistike është ipapranueshëm. Kjo nuk është retorikë politike e zakonshme; është një përpjekje përshtrembëruar historinë, përviktimizuaragresorin dhe përnxitur tensionereja një rajon ende mban plagët e luftës fund shekullitkaluar.

 

Pikërisht për këtë arsye, çdo deklaratë ringjall fantazmat e viteve ’90 duhetmarrëpërgjigjen e merituar. Jo me fjalënjëdiplomaciezbehtë, por me qartësi morale dhe politike.  Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë nukduhet ta relativizojnë një gjuhëtillë nga njëministre e qeverisë Beogradit.

 

Heshtja përballë deklaratave aludojnë oseparalajmërojnë spastrim etnik rrezikonnormalizojë një diskurs Evropa është betuarmos e tolerojë kurrë.  Paqja ndërtohet mbivërtetën, përgjegjësinë dhe respektin përdinjitetin njerëzor. Kush përdor gjuhën e spastrimit etnik si armë propagandistike nuk ishërben as popullit të vet, as stabilitetitrajonit. Përkundrazi, ai i hap rrugë mosbesimit, urrejtjes dhe izolimit ndërkombëtar.  Historia e Ballkanit na ka mësuar një mësimhidhur sefjalët e papërgjegjshme shpesh u paraprijnëveprave tragjike. Prandaj, ato duhetdënohenme vendosmëri, pa vonesë dhe pa standardedyfishta.  

 

Reagimi i Tiranës zyrtare: Prandaj, përballë njëdeklarate kaqrëndë dhe provokuese nga njëministre e qeverisë socialiste serbe, heshtja e Tiranës zyrtare nuk do të ishte as e justifikueshme dhe as përputhje me përgjegjësinë e saj politike e kombëtare rajon. Shqipëria duhejreagonte menjëherë, duke dënuar pa vonesë dhe pa dyshim retorikënserbe si një përpjekje përshtrembëruarvërtetën historike, përdiskredituar shtetin e Kosovës dhe përminuar dialogun rajon. Njëkohësisht, Tirana duhej t’u bënte thirrjeBashkimit Evropian dhe partnerëveeuroatlantikë mos tolerojnë gjuhën e provokimit dhe të kërkojnë nga Beogradi zyrtarpërgjegjësi politike, sepse paqja nuk mundndërtohet mbi propagandën, as pajtimi mbifalsifikimin e historisë.  Serbia nuk mundpretendojë se synon integrimin evropian, ndërsanjëkohësisht lejon përfaqësuesit e sajpërdorinnjë retorikë bie ndesh me vlerat mbicilatështë ndërtuar Evropa e pasluftës. Serbia nukmundkërko besim ndërkombëtar duke ushqyer mosbesim rajonal dhe konflikte. Nuk mundndërtosh paqe duke ricikluarpropagandën dhe duke hedhur veprimindustrinë e mohimitkrimeve Kosovë.  Ka ardhur koha Beogradi zyrtarheqë dorë ngapolitika e viktimizimit artificial dhe të përballet, ndershmërisht, me të kaluarën e vet kriminalendaj shqiptarëveKosovës.  Vetëm atëherë, dialogu do të ketë kuptim dhe e ardhmja do të ndërtohej mbi besimin e ndërsjellt.

 

Kosova nuk ka nevojë t’i përgjigjet kësaj gjuheprovokuese me të njëjtën monedhë. Përgjigjja e fortë Kosova mund t’i japë është shtetiligjor, mbrojtja e të drejtaveçdo qytetari dhe besimi te faktet. Por kjo nuk do të thotë heshtjepërballë shpifjeve.  Historia nuk mundfshihetme një konferencë shtypi. As nuk mundrishkruhet me deklarata ministrore. Kush përdorterminspastrim etniksi armë propagandistike, jo vetëm fyen kujtesën e viktimave, porrrezikon paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

 

Ballkani nuk ka nevojë për shumë gënjeshtrahistorike. Ka nevojë për përgjegjësi, përvërtetën dhe për guximin për t’u përballur me të kaluarën. Deri atëherë, çdo deklaratë e tillë do të mbetet ajo është: një akt i papërgjegjshëmpolitik, një provokim i qëllimshëm dhe njëpërpjekje e dëshpëruar për ta kthyerpropagandën zëvendësuese vërtetës.

 

Frank Shkreli