Zegjine Çaushi pranon blerjen e apartamentit 240 mijë euro!
Deputetja socialiste, Zegjine Caushi ka pranuar blerjen e një apartamenti me vlerë 240 mijë euro pas vetëm një viti në detyrë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Çaushi deklaroi se ka lidhur një kontratë për blerjen e apartamentit, dhe se ndërtimi nuk ka nisur akoma.
Sipas saj, çmimi dhe sipërfaqja e apartamentit është krejt ndryshe nga ajo që është raportuar nëpër media.
“Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës së saj.
Ajo foltore nuk është podium për zakonin tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy! Siç dezinformove shqiptarët pak minuta më përpara për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformove edhe për shtëpinë time.
Ndryshe nga ti Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dezinformosh.
Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tuaja ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim.”, tha ajo.

