Zeqinea, me gjuhë të degraduar komunikimi dhe apartamenti luksoz në Tiranë !
Nga Elida Buçpapaj
Vetëm femër nuk është Zeqineja, kjo Lenka Çuko e shekullit XXI, e edukuar me gjuhën moçalore të Parlamentit të rrugës. Ajo është 28 vjeçare. Sapo ka vënë këmbët si deputete në sallën e Kuvendit, duke ia rrëmbyer vendin një tjetre dhe nuk e njeh asfare edukatën qytetare; sapo ka kontraktuar të blejë një apartament të standarteve të fundit, ndërsa qytetarët normalë të Tiranës deklarohen se punojnë nga dy punë e nuk mund të blenë dot banesë. Kjo Zeqineja i drejtohej dje kryetarit të opozitës me moshën e gjyshit të saj, duke përdorur një gjuhë komunikimi të degraduar! Sqaroj se qendrimi im është etik. Ka gra e vajza që prostituojnë të detyruara, por ky i Zeqinesë nga Roskoveci është prostituim politik i nivelit lumpen, që ia kalon edukatorit të saj politik. Që t’i pëlqejë udhëheqësit ajo kthehet në kopjen më të neveritëshme të simbolit të brezit të ri “rilindas”, si dëshmi se ai Parlament nuk përfaqëson as shqiptarët dhe as Shqipërinë dhe duhet të pushojë së qëni.

