Aktualitet

Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, humb jetën shoferi i betonieres, plagoset drejtuesi i ‘Audi-t’

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Siç bëhet me dije një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me një makinë.

Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën shoferi i betonieres, ndërsa është plagosur drejtuesi i një mjeti tip ‘Audi’ me të cilën mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur para se të rrëzohej nga lartësia.