Aktualitet

E rëndë në Tiranë: Humb jetën një 35-vjeçare, dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku një 35-vjeçare ka humbur jetën. Sipas informacioneve të siguruara dhe të konfirmuara nga burime policore, dyshohet se ajo është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Sipas të njëjtave burime, ajo vuante prej kohësh nga ankthi, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat e saj.