Plas pistoleta në Laç, plagoset një 22-vjeçar. Dërgohet me urgjencë në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm, në Bashkinë Kurbin, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat.
I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

