Aktualitet

Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës!

Një nga protestuesit, duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, theksoi se ai ka lidhur besë vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe jo me qytetarët ashtu siç pritej 13 vite më parë.

Ai u shpreh se protesta e tyre, e cilësuar si Revolucioni i Flamingove, është kthyer në makthin e Edi Ramës dhe se protestuesit do ta rrëzojnë këtë të fundit.

“Për 57 ditë jemi kthyer në makthin e Edi Ramës. Priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij.