Aktualitet

Alban Xhillari i ka “vënë traun” edhe gjirit të vogël të Jalës, s’hyn dot nëse s’je VIP apo pasanik

Nëse duhet shtusr një tjetër motiv listës së gjatë se pse duhet protestuar, prej disa kohësh, Alban Xhillari i ka “vënë traun” edhe gjirit të vogël të Jalës, duke e kthyer në destinacion ekskluziv për VIP-at ose pasanikët…

Gjiri i vogël ngjitur me folenë e Alban Xhillarit në Jalë i është vënë “trau”. Guidat nuk ndalojnë më, por mjaftohen për t’jua treguar turistëve nga larg, e njëjta situatë si me Kakomenë para se gardhet t’i shembte populli.

Xhillari nuk është mjaftuar me gërryerjen e malit për të ngritur resortet, por ka gllabëlluar çdo dalje tjetër duke kthyer në monopol detin e Jalës.

Një tjetër pasuri publike e bregdetit shqiptar që mblidhet në grushtin e një oligarku tjetër.