Opinion

Lista e argumenteve mbi pasojat e lidhjes së biznesit me pushtetin

Nga Nikollaq Nerenxi

Kur ti lexoni, do kuptoni se kush dëmton më shumë, një sipërmarrës i lidhur me pushtetin apo populli i zemëruar që lë një koment negativ tek bizneset e tyre.

1.Kapja e tregut dhe shtrembërimi i konkurrencës së lirë. Pengimi i hyrjes në treg i bizneseve të reja dhe inovative.

2. Favorizimi në tenderat publikë në dëm të operatorëve të ndershëm. Rritja e kostos për taksapaguesit kur kontratat publike nuk jepen në mënyrë konkurruese.

3. Krijimi i monopoleve ose oligopoleve në sektorë strategjikë. Përqendrimi i pasurisë dhe fuqisë ekonomike në pak duar.

4. Rritja e korrupsionit dhe klientelizmit. Krijimi i varësisë reciproke mes biznesit dhe politikës.

5. Ulja e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve për shkak të mungesës së konkurrencës.

6. Humbja e besimit të qytetarëve te institucionet dhe te ekonomia e tregut (që çon në protesta masive si në rastin tonë)

7. Deformimi i shtetit ligjor, kur ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

8. Ndikimi mbi median përmes reklamave ose financimeve, duke kufizuar kritikën publike.

9. Financimi i fushatave politike në këmbim të favoreve ekonomike duke deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

10. Rritja e ekonomisë informale dhe e evazionit fiskal.

11. Dobësimi i meritokracisë në ekonomi.

12. Rritja e pabarazisë ekonomike dhe sociale.

13. Emigrimi i sipërmarrësve dhe profesionistëve që nuk shohin mundësi konkurrimi të barabartë.

14. Ulja e produktivitetit dhe e inovacionit në ekonomi.

15. Dëmtimi i reputacionit ndërkombëtar të vendit dhe i klimës së investimeve.

16. Zvogëlimi i të ardhurave publike.

17. Rreziku i kapjes së institucioneve rregullatore nga interesa private etj etj.

Pra dëm në ekonomi, dëm në administratë (shtet), dëm në shoqëri, dëm në demokraci.

Ka dhe shumë argumenta të tjera, sidomos kur sipërmarrësit marrin përsipër të investojnë paratë e drogës në bizneset e tyre, me pasoja akoma më katastrofike.