Aktualitet

Shtohen truprojat për Dumanin dhe Brahon, caktohen nga 8 badigardë për secilin!

rada e Republikës ka forcuar masat e sigurisë fizike për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe udhëheqësin aktual të institucionit, Klodian Braho.

Dumani tashmë do të ketë në dispozicion 8 badigardë që janë të angazhuar me shoqërimin e tij, të cilët do të ndahen në dy grupe.

Ndërsa mësohet se dy truproja janë shtuar edhe për drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.

Nga 6 shoqërues që kishte deri pak kohë më parë, Braho do të ketë tashmë 8 badigardë.

Kujtojmë se para pak javësh Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme.