Aktualitet

Aksident në Dushk të Lushnjës, zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë drejtuesi 71-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçar.

Hekuran Xhelo, ishte duke lëvizur me mjetin bujqësor tip zetor me rimorkio për të shkuar të punonte në tokat e tij. Në një pjesë të rrugën në dishezë, Xhelo ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës.

Hekurani ka qenë i vetëm në mjetin bujqësor dhe përmbysja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes së rëndë dhe do të përcaktojë shkaqet që sollën aksidentin fatal. Trupi i të ndjerit është përcjellë në morgun e spitalit të Lushnjes ku do të kryehet ekzaminimi mjeko ligjor.

Rruga në të cilën ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor është rrugë bujqësore e shtruar me çakull, çka dyshohet se mund të ketë sjellë daljen nga rruga për shkak të shpejtësisë.